×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultatet e fundit nga KQZ-ja: Kjo është diferenca mes VV-së dhe LDK-së

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 14:28

    KQZ ka publikuar rezultatet e 98.08% të fletëvotimeve të vlefshme të numëruara.


    Lëvizja Vetëvendosje edhe me tutje qëndron para Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 5371‬ vota më shumë diferencë.

    VV në total, deri më tani numëron 200467, përkthyer në përqindje 25,56%. LDK-ja ka 195096 vota, apo 24,87%, shkruan Reporteri.net.

    E treta renditet PDK-ja me 21,13 përqind, apo gati 10% më shumë sesa koalicioni i AAK-së me PSD-në që ka 11,55 përqind të votave.

    Koalicionit tjetër garues në zgjedhjet e 6 tetorit, atij NISMA-AKR tashmë i janë shuar shpresat për të kaluar pragun zgjedhorë, dhe përqindja e tyre në këtë zgjedhje ka rënë në 4,89%.

    Këto të dhëna janë pas numërimit të 784 mijë e 438 fletëvotimeve të vlefshme nga ana e KQZ-së. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!