Në zgjedhjet e 9 shkurtit, pjesë e garës për deputetë kanë qenë edhe babai i Granit Xhakës dhe ai i Edon Zhegrovës, dy nga futbollistët më të njohur nga Kosova në botë. Ragip Xhaka ka qenë pjesë e listës së PDK’së, e Lulzim Zhegrova në listën e LDK’së. Por, sa vota kanë marrë?
Gazeta Online Reporteri.net ka përcjellë dje numërimin e votave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku janë procesuar votat nga katër vendvotime.
Në vendvotimin në shkollën “Avni Rrustemi” në Mramor të Prishtinës, Xhaka e Zhegrova kanë marrë nga një votë.
Në një vendvotim tek qendra e votimit në Fakultetin Filologjik, Xhaka ka marrë katër vota, e Zhegrova asnjë.
Xhaka prin me vota edhe në vendvotimin (1928/07) në qendrën e votimit në Shkollën “Pavarësia” në Prishtinë.
Tek ky vendvotim, Xhaka ka marrë 13 vota, e Zhegrova dy.
Ndërkohë, në një vendvotim tek Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Mehmet Gjevori”, Zhegrova ka marrë dy vota, e Xhaka pesë./Reporteri.net
Kandidatët me zero vota në katër vendvotime në Prishtinë, disa deputetë të legjislaturës së fundit