×
  • Lajme
  • Lajme

    Rezultati i votave me kusht në Prishtinë, Vitia merr 91 vota më shumë se sa Rama

    Reporteri
    18 Nëntor 2021 | 21:42

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar  numërimi i 9,313 votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave, që u mbajt më 14 nëntor.

    Në komunën e Prishtinës nga këto dy kategori më së shumti vota ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia. Vitia ka marrë 1 mijë e 163 vota ose 91 më shumë se kundërkandidati. Kurse, Përparim Rama fituesi i balotazhit ka marrë nga këto kategori 1 mijë e 72 vota.

    Kujtojmë që në balotazh Përparim Rama ka marrë 40 mijë e 659 vota kurse Arben Vitia ka marrë 38 mijë e 958 vota. /Reporteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!