×
  • Lajme
  • Lajme

    Ridvan Berisha i del në krahë Mentor Shalës: Kënaquni e jetojeni jetën njerëz

    Reporteri
    20 Qershor 2021 | 12:15

    Gazetari i njohur, Ridvan Berisha, i ka dalë në mbrojtje ish-drejtorit të RTK-së, Mentor Shalës, i cili së fundmi ka përdorë gjuhë seksiste ndaj deputetes së VV-së. Doarsa Kica-Xhelili,


    Lidhur me komentet e Shalës ka reaguar edhe Sindikata e RTK-së, që ka kërkuar shkarkimin e Shalës, si dhe Rrjeti i Grave të Kosovës.

    Por, atë e ka mbështetur publikisht ish-gazetari i këtij mediumi, Ridvan Berisha, i cili ka thënë se e ka Shalën mik që 21 vjet.

    “Kundershtare ne jete e karriere – miq qe 21 vjet ne liri. Bilanci eshte ky: Kenaquni e jetone jeten njerez, mos i humbni miqte per poste mandatore, vikend t’kandshem!”, ka shkruar Berisha, duke e publikuar një fotografi me Shalën.


    Shala përmes një postim në facebook i kishte kërkuar ‘takim’  deputetes së LVV-së. Kjo  pas deklaratave të bëra në një emision televiziv nga Doarsa Kica-Xhelili se gjatë mbledhjes së një komisioni parlamentar,  transmetuesi publik kishte ndërprerë transmetimin kur ishte përmendur emri i Mentor Shalës.

    Ai më pas i ka kërkuar falje deputetes Kica-Xhelili në rast se është ndier e ofenduar, edhe pse nuk ka parë reagim nga ana e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!