Ditë më parë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se do ta padisin Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se nëse ndodh kjo atëherë kjo qeveri e ka kryer një mision historik.
Ai ka thënë se uron që të qeveria mos të dorëzohet para presionit.
Postimi i tij pa ndërhyrje:
Nese Qeveria e kryeministrit Kurti, ne esence shteti jone, e padite Serbine per gjenocid, pa vonesa por te pergatitur mire nga pikepamja juridike ne menyre qe te triumfoje e verteta e perjetuar dhe me fakte, atehere per m’u kjo qeveri e ka kryer nje mision historik.
Uroj te mos dorezohen perpara asnje presioni, te ftojne specialiste vendore e nderkombetare dhe sa me shpejte te iniciojne padine!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.