Gazetari i suspenduar Ridvan Berisha ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.
I pyetur për situatën e fundit, Berisha tha se “Po të isha një opozitar, do t’i afrohesha afër Kurtit dhe do ia ndizsha një qiri”.
Berisha në një lidhje direkte në Kanal 10, e ka pyetur analistin Krenar Shalën se pse beson aq shumë në Albin Kurtin dhe çka përfaqëson Vjosa Osmani.
Në asnjërën prej këtyre pyetjeve, Shala nuk është përgjigjur, por vetëm i ka përsëritur pyetjet.
“Ca po djersitesh, ma thuaj”, i është drejtuar sërish Berisha Shalës.
Në fund, Shala e ka pyetur Berishën se pse i pëlqen futbolli, pyetje kjo që shkaktoi të qeshura në studio.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.