×
  • Lajme
  • Lajme

    Ridvan Berisha rikthehet për të komentuar zhvillimet e djeshme: Kurtit do t’ia ndizja një qiri po të isha opozitar

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 9:19

    Gazetari i suspenduar Ridvan Berisha ka komentuar zhvillimet e djeshme në Kuvendin e Kosovës të nxitura nga një nismë e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje.


    I pyetur për situatën e fundit, Berisha tha se “Po të isha një opozitar, do t’i afrohesha afër Kurtit dhe do ia ndizsha një qiri”.

    Berisha në një lidhje direkte në Kanal 10, e ka pyetur  analistin Krenar Shalën se pse beson aq shumë në Albin Kurtin dhe çka përfaqëson Vjosa Osmani.

    Në asnjërën prej këtyre pyetjeve, Shala nuk është përgjigjur, por vetëm i ka përsëritur pyetjet.

    “Ca po djersitesh, ma thuaj”, i është drejtuar sërish Berisha Shalës.

    Në fund, Shala e ka pyetur Berishën se pse i pëlqen futbolli, pyetje kjo që shkaktoi të qeshura në studio.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!