Rikthehet Qeveria Kurti, 67 deputetë votojnë për Albin Kurtin Kryeministër

Është votuar në Kuvend të Kosovës, Qeveria e re, ‘Kurti 2’. 67 deputetë kanë votuar për, 30 kundër dhe asnjë nga deputetët e Kuvendit, nuk ka abstenuar. 


Votimi ka ndodhur në orën 19:50, gati dy orë e gjysmë pas nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të ri të Kosovës, për votimin e Qeverisë së re.

Pas votimit, Kryeministri Albin Kurti dhe ministrat e tij kanë zënë vend në ulëset e kabinetit qeveritar në Kuvend, përballë deputetëve, shkruan Reporteri.net.

 

Qeveria Kurti 2 do të dukët kështu, me 15 ministra e 3 zëvendëskryeministra:

Albin Kurti – Kryeministër

Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër i parë për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog;
Donika Gervalla – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Punëve të Jashtme;
Emilia Rexhepi – Zëvendëskryeministre e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut;

Hekuran Murati – Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve
Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
Arbërie Nagavci – Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë
Hajrullah Qeku – Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit Lokal
Liburn Aliu – Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Faton Peci – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
Armend Mehaj – Ministër i Mbrojtjes
Xhelal Svecla – Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Rozeta Hajdari – Ministre e Industrisë, Ndermarrësisë dhe Tregtisë
Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
Goran Rakiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
Fikrim Damka – Ministër i Zhvillimit Rajonal