Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ai është për ripërcaktimin e kufijve.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight” prodhim i Gazetës Online Reporteri.net, Molliqaj ka thënë se është pro ndarjes së territorit të Kosovës, ashtu që Kosova ta marrë Luginën e Preshevës, dhe ta japë Veriun.
“Vetëvendosja ka dështu me i integru serbët sepse shpjegimi i Vetëvendosjes për veriun ka qenë: serbët nuk po integrohen sepse bandat kriminale po i shantazhojnë. Tash qytetarët e Kosovës, Vetëvendosja i ka bind se bandat nuk janë më në veri. Po ia pranojmë edhe na. Rezultati zgjedhor do të jetë për Listën Srpska më i thellë se para që ka ba Vetëvendosja. Pra, e ka unifiku krejt popullin serb në Kosovë dhe për me e trajtu popullin serb në Kosovë qysh na ka trajtu neve Millosheviqi si kompaktësi, ajo është e papranueshme. Unë jam për ripërcaktim të kufijve, unë jam për me nda territorin e Kosovës, në kuptimin për me marr Luginën e Preshevës, edhe me jap veriun, ama unë nuk jam kundër serbëve”, ka deklaruar Molliqaj.
Sipas Molliqajt, Lëvizja Vetëvendosje ka dështuar t’i integrojë serbët.
Intervista e plotë me Dardan Molliqajn publikohet nesër (të martën), prej orës 20:00, në kuadër të emisionit “Spotlight” – prodhim i gazetës online Reporteri.net, në kanalin në Youtube. Autor i këtij emisioni është gazetari Kosovë Gjoci.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.