×
  • Lajme
  • Lajme

    Rivarrosen katër heronjtë nga Llapi në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani

    Reporteri
    23 Nëntor 2019 | 14:36

    Është duke u mbajtur ceremonia e rivarrimit të eshtrave të heronjve nga Llapi, Aftrim Zhitia, Fahri Fazliu e Bahri Fazliu dhe Agron Rrahmani.


    Në këtë ceremoni ishte kryetar i PDK-së Kadri Veseli, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe familjar të heronjve.

    Katër heronjtë u rivarrosen në Varrezat e Dëshmoreve të Kombit në lagjen “Velania” në Prishtinë, nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes, raporton arbresh.info.

    Ndryshe, Qeveria e Kosovës kohë më parë ka miratuar vendimin për rivarrimin e dëshmorëve të kombit dhe propozim-vendimi për rivarrimin e katër heronjve, në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Velani, para festës së 28 nëntorit të këtij viti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!