Sot në Komisionin për Integrim Evropian, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë thirrje që Kosova të bëjë më shumë përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tash me Serbinë, transmeton Reporteri.net.
Sipas Rohde, është shumë e rëndësishme “që të arrihet një momentum në bisedimet me Serbinë”.
“Gjermania i ka ofruar asistencë të madhe shtetit të Kosovës në arritjen e reformave. Kosova ka mbetur e përkushtuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, por duhet akoma përpjekje për zbatimin e marrëveshjeve të arritura. Raporti për Kosovën duhet të shihet që të na kujtojë të gjithëve se cilat reforma duhet të bëhen që Kosova të avancojë në qëllimin e saj që të bëhet anëtare e BE-së. Reformat nuk duhet bërë vetëm nga Qeveria, por edhe nga Kuvendi”, tha Rohde gjatë takimit në Komisionin për Integrim Evropian.
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, foli për mungesën e bashkëpunimit pozitë e opozitë, me ç’rast tha se si shkak i mosvotimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare, Kosova i humb 400 milionë euro.
Bislimi i kërkon Bashkimit Evropian “t’i heqë sa më shpejtë masat sanksionuese” ndaj Kosovës
Ambasadori gjerman tha po ashtu se sfiduese për Kosovën mbetet lufta ndaj korrupsionit, reforma e administratës publike dhe sundimi i ligjit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.