Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, Rohde është interesuar rreth konstitutimit të Kuvendit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare që presin miratim, shkruan Reporteri.net.
Kurti thuhet se “numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra” në këtë drejtim.
“Me këtë rast, kryeministri theksoi nevojën dhe rëndësinë që konstituimi i legjislaturës së nëntë të përmbyllet sa më shpejtë me zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit. Ai numëroi përpjekjet dhe veprimet e ndërmarra për konstituimin e Kuvendit duke përfshirë edhe takimin me liderët e partive politike në kuvend dhe takimin e ftuar nga presidentja e vendit, në dritën e aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga ZKM’ja.
Kurti ka folur edhe për kërcënimin me bombë ndaj Kuvendit të shtunën e javës që shkoi.
“Ai theksoi faktin se institucionet e sigurisë kanë vërtetuar se numri i telefonit nga i cili është bërë kërcënimi është i regjistruar në Serbi dhe i përket kompanisë telefonike MTS, duke konfirmuar kështu që origjina e kërcënimit është në Serbi”, thuhet tutje në njoftim.
Ndryshe, sot ka dështuar përpjekja e 43’të për konstitutimin e Kuvendit. Përpjekja e radhës do të bëhet të mërkurën./Reporteri.net
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav.
Ata kanë folur edhe për konstituimin e Kuvendit. Sipas ZKM’së, Kurti gjatë takimit Kurti theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.
“Në lidhje me aktualitetin në vend dhe interesimin e ambasadorit Orav, kryeministri theksoi rëndësinë e përmbylljes së hapave për konstituimin e Kuvendit, si domosdoshmëri për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, dhe vazhdimit të punës së legjislativit ku presin miratim edhe marrëveshje ndërkombëtare kyçe për integrimin evropian të Kosovës si ajo në lidhje me Planin e Rritjes”, thuhet në njoftim.
Ata kanë diskutuar dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolit të BE-së si vazhdimësi e takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian në Shkup javën e kaluar.
“Temë e bisedës ishte edhe situata e sigurisë, ku kryeministri vlerësoi punën dhe angazhimin e instucioneve tona të sigurisë në përballjen me kërcënimet që vijnë nga shtete jo mike”, thuhet në njoftim.
Konstituimi i Kuvendit ka qenë temë edhe në takimin me Ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde./Reporteri.net
Drejtori i Gazetës Online Reporteri.net, gazetari Bekim Kabashi, ka reaguar lidhur me rastin në Lipjan, ku një 27-vjeçar vdiq në rrethana të dyshimta, pas arrestimit nga Policia e Kosovës.
Kabashi ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë më profesionalja në rajon, e “sot rrah e vret njerëz me duar lidhur e pa gjyq”.
Përveç rastit të sotëm, ditë më parë ka qarkulluar edhe një video tjetër ku pjesëtarë të policisë ushtronin dhunë ndaj një qytetari, ndonëse i njëjti veçse ishte prangosur.
Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka rekomanduar suspendimin e pesë policëve lidhur me rastin./Reporteri.net
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar si pasojë e mungesës së kompromisit, dialogut politik, egove personale dhe ambicieve për pushtet, shkruan Reporteri.net.
Ai ka thënë se kompromisi është urgjencë kombëtare dhe se nuk ka kohë të humbur.
“Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet. Kompromisi është urgjencë kombëtare. Nuk ka më kohë për të humbur”, ka shkruar Gashi.
Sot dështoi edhe tentativa e 43-të për konstituimin e Kuvendit, ku nga 99 deputetë të pranishëm, vetëm 55 votuan për.
Kundër dhe abstenime s’pati.
Seanca e radhës do të jetë pas 48 orëve, të mërkurën.
/Reporteri.net/
Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se ka identifikuar një numër institucionesh dhe agjencish të pavarura që, sipas tyre, tashmë funksionojnë me vështirësi të theksuara dhe të tjera janë në prag të jofunksionalitetit institucional për shkak të mungesës së konstituimit të Kuvendit dhe dështimit për të përmbyllur procedurat e domosdoshme të emërimeve.
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka renditur listën me 17 institucione që aktualisht, thotë ai, po funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale për shkak të mosveprimit të Kuvendit.
“Lista e institucioneve që po funksionojnë me mungesa të anëtarëve ose janë jofunksionale për shkak të mosveprimit të Kuvendit: 1. Gjykata Kushtetuese – Dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese nuk janë përzgjedhur në fund të vitit 2024 nga Kuvendi. 2. Organi Shqyrtues i Prokurimit – Pozita e Kryetarit të Bordit është e zbrazët pas dorëheqjes më 12 gusht 2024. 3. Institucioni i Avokatit të Popullit – Katër zëvendësavokatëve të Popullit u ka përfunduar mandati më 14 qershor. 4.Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës – Sipas Ligjit të ri, duhet të emërohen edhe 10 anëtarë të rinj. 5. Agjencia Kosovare e Pronës – Komisioni për Verifikim dhe Vendosje për Prona – Duhet të plotësohet me 2 anëtarë vendor. 6. Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës – Dy pozita janë të paplotësuara: përfaqësuesi i punëtorëve dhe ai nga bizneset. 7. Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare – Mungon një anëtar që duhet emëruar nga Kuvendi pas propozimit të Qeverisë. 8. Komisioni i Pavarur për Media (KPM) – Mungojnë pesë anëtarë; Komisioni mbetet jofunksional. 9. Autoriteti i Pavarur i Konkurrencës – Mungojnë 2 anëtarë pas dorëheqjeve me shkrim. 10. Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave – Mungojnë 4 anëtarë; ARrH është jofunksional. 11. Bordi Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit – Mungojnë 7 anëtarë; bordi është jofunksional. 12. Komisioni Shqyrtues i Autoritetit Rregullativ për Shërbimet e Ujit – Në mungesë të Kryesuesit. 13. Bordi i Ndërmarrjes Publike KOSTT SH.A – Në mungesë të dy anëtarëve që duhet të emërohen duke respektuar kuotën gjinore. 14. Komisioni për Ndihmë Shtetërore (KNSH) – Në procedurë ka ngelur zgjedhja e kryesuesit dhe 4 anëtarëve të KNSH. 15. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale – Duhet të zgjidhen 2 anëtarë pas propozimit të Qeverisë. 16. Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik – Duhet të emërohet Kryesuesi i KRPP-së. 17. Bordi i Ankesave në KPM – Në mungesë të dy anëtarëve; bordi mbetet jofunksiona”, thuhet në letrën përcjellë medieve nga Jakaj i IKD-së.
Tutje ai ka përmendur edhe tri institucione të tjera ku disa mandate janë në përfundim e sipër brenda këtij viti.
“1. Avokatit të Popullit do t’i përfundojë mandati më 28 shtator. 2. Gjashtë anëtarëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit do t’u përfundojë mandati më 6 gusht. 3. Pesëmbëdhjetë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës pritet t’u skadojë mandati në nëntor të këtij viti”, thuhet tutje aty.
Sipas hulumtuesit të lartë të IKD-së, përgjegjësia kryesore për këtë situatë i takon shumicës parlamentare të legjislaturës së kaluar, e cila, sipas tij, ndonëse kishte fuqinë për t’i realizuar këto emërime, zgjodhi të mos veprojë, duke lënë pas dore dhe neglizhuar obligimet kushtetuese dhe ligjore.
“Mos-efikasiteti dhe dështimi për t’i emëruar anëtarët në këto organe në kohë, është bartur në Legjislaturën IX, e cila nuk është duke u konstituar që nga data 15 prill 2025, duke e bllokuar kështu tërësisht funksionimin kushtetues dhe ligjor të institucioneve që përbërjet e tyre varen nga vota e Kuvendit. Pasojat e moskonstituimit janë tashmë të dukshme në mosfunksionimin e disa organeve dhe do të bëhen edhe më të qarta në muajt e ardhshëm, për shkak të skadimit të mandateve të tjera”.
Ky institut ka kërkuar që Kuvendi të konstituohet menjëherë, pa vonesa të mëtejshme, dhe të fillojë përmbushjen e detyrimeve kushtetuese për emërimin e anëtarëve në institucionet e pavarura, si hap, sipas tyre, i domosdoshëm për rikthimin e rendit institucional dhe rifitimin e besimit të qytetarëve në sistemin publik.
“Shteti nuk guxon të mbetet në pauzë”, thotë IKD-ja.
Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka reaguar pas dështimit të 43-të të seancës konstituive të Kuvendit, ku, sipas saj, deputetët opozitarë kanë refuzuar të marrin pjesë në votim, shkruan Reporteri.net.
“Kishim edhe një seancë ku sërish opozita refuzoi të marrë pjesë në votim. Ndoshta duhet të trajtohen edhe argumentet e tyre. Ata thonë që e kemi ndryshuar rendin e ditës, kjo nuk qëndron,” deklaroi Haxhiu, duke theksuar se kryesuesi i seancës i është përmbajtur rendit të ditës në përputhje me rregulloren.
Ajo shtoi se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka pasur asnjë shkelje në këtë drejtim.
“Kemi një komision që po përpiqemi ta formojmë për herë të 35-të. Është e drejta e Lëvizjes Vetëvendosje të propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit. Nëse pranojmë që emri të na diktohet nga të tjerët, bie ndesh me vullnetin e popullit.”
Ajo përmendi gjithashtu se nuk ekziston një kriter kushtetues për numrin e herëve që duhet të kandidojë një emër.
“Kam thënë se nëse në votim të fshehtë nuk i kam 61 vota, tërhiqem. Ka qenë qëndrim i njëanshëm i imi, por që është respektuar nga VV.”, shtoi ajo.
Në seancën e sotme ishin të pranishëm 99 deputetë, ku vetëm 55 prej tyre votuan për, ndërsa kundër dhe abstenim s’kishte.
Seanca e radhës do të jetë pas 48 orëve.
/Reporteri.net/
Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës që vjen nga PDK, Sala Jashari ka folur sot pas përfundimit të seancës se 43-të të Kuvendit të Kosovës, nga ulësja e nënkryesueses së Kuvendit.
Derisa në sallë ishin deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së Jashari ka thënë se saga që ka kapluar Kosovën është jashtë normales.
Ajo ka thënë se kompromisi i VV-së është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe sipas saj në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, e për të cilën ka thënë se ky nuk është kompromis.
“Kompromis është kur PDK i ka dhënë mundësinë VV-së duke i thënë “ne do t’i votojmë një shumicë të konsiderueshme emrash të listës së VV-së për ta zgjidhur këtë situatë”. Atëherë më tregoni çfarë zgjidhje po kërkohet kur në fakt zgjidhja është para jush?”, ka thënë Jashari.
Ajo ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka sqaruar se partia e parë fituese ka të drejtën të propozoj kandidatin për kryeparlamentar por që nuk i jep të drejtë ekskluzive ta zgjedh atë dhe që sipas saj duhet të kthehemi te kompromisi.
“Për të iu treguar se po ne iu kemi dhënë mundësitë por çfarë po prisni, cila është arsyeja pse keni ngulur këmbë për të dëmtuar kaq thellë Kuvendin e Kosovës. Demokracia nuk fitohet me kokëfortësi dhe nuk duhet harruar asnjëherë që Kosova është më e madhe se egoja e kujtdo. Mund të duket e përsëritur por nuk e kemi ndërmend të ndalemi. Prandaj, bëjmë thirrje sërish për përgjegjësi, kompromis dhe respekt ndaj institucioneve demokratike. Kuvendi i Kosovës nuk është arenë e arrogancës por tempull i demokracisë dhe mbi të gjitha është dhe do të mbetet gjithmonë shtëpia e popullit”, ka thënë Jashari.
Në kërkesën e tij për propozimin e një deputeti nga secila parti për formimin e Komisionit për Votimin e Fshehtë, deputetes së PDK-së, Ariana Musliu-Shoshit iu ndërpre fjala.
Deputetja e PDK-së, kërkoi nga Dehari që ta ushtrojë detyrën e tij prej Kryesuesi paanshmëri, dhe të respektojë Kushtetutën.
“Ta ushtroni detyrën tuaj paanshmëri dhe respektim të plotë të kushtetutës”, tha Musliu-Shoshi të cilës iu ndërpre fjala nga regjia.
/Reporteri.net/
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Besian Mustafa u ka bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që ta zbatojnë ligjin dhe të konstituojnë Kuvendin.
Ai bëri thirrje që të ndalet ‘show’, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“LDK ka një propozim: Ju lutem kthehuni në kornizën kushtetuese dhe ndaleni këtë show që po vazhdon qe 43 herë.”, tha Mustafa pak para se t’i ndalej mikrofoni.
Edhe sot ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstitumin e Kuvendit të Kosovës. Në sallë të pranishëm 99 deputetë. Vetëm 55 prej tyre votuan për./Reporteri.net/
Ka dështuar edhe tentativa e 43-të për konstitumin e Kuvendit të Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Kur deputetëve të partive tjera politike iu kërkua që të propozonin një deputet për Komisionin për Votim të Fshehtë, e të cilët kërkuan “respektim të Kushtetutës”, atyre iu ndërpre fjala nga regjia, me kërkesë të Avni Deharit.
Në sallë të pranishëm 99 deputetë.
Vetëm 55 deputetë votuan për.
Kundër s’kishte dhe abstenim s’kishte.
/Reporteri.net/
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri para vazhdimit të seancës ka thënë se shpërndarja e Kuvendit vie kur dështon Kuvendi të zgjedh qeverinë, dhe se diçka e tillë është problem i partisë së parë, shkruan Reporteri.net.
Sipas tij duhet të ketë marrëveshje politike, dhe se fituesi i parë duhet të punojë me njerëz.
“Ti kthehemi normalitetit. Ata që e shtinë në opsion dënimin e deputetëve mund t’ju them që e shtin në funksion shtantazhin politik. Marrëveshje politike bëhet me mirëbesim. Në Kosovë s’ka fitues të mdhenj, ka fitues të parë që të ulet të punojë me njerëz, por këto s’po i shohim ende. Shpërndarja e Kuvendit vjen kur dështon Kuvendi me zgjedh qeveri, jo kur dështon me konstituimi vetveten se ky është problem i partisë së parë. Është bukfalisht është çështje që i kërkohet partisë së parë”, tha Haziri.
/Reporteri.net/
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit përsëriti se do ta kishte votuar cilindo kandidat për kryetar të Kuvendit që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi, sipas tij, të gjithë janë “të njëjtë”.
“Ishte dashur, nëse ka vullnet që të dilet nga kjo situatë, ishte dashur. Ne po bisedojmë ngapak, po aty ka, për shembull, merake të ndryshme – jo unë e kisha votuar atë. Unë çka dalloj nga grupi, veç që mua më duken të njëjtë, nuk ke çka të zgjedhësh aty. Cilindo ta qesin, me Kushtetutë i takon, po qitja cili të jetë (votone kushdo që është), se të njëjtë janë”, tha ai.
Ngërçin politik në Kuvend nuk e ka zgjidhur as një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese.
Kushtetuesja vendosi se deputetët duhet ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.
Mimoza Kusari-Lila, ka paralajmëruar se të gjithë 120 deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës mund të humbasin mandatin, nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.
Këtë deklaratë Kusari e bëri para para vazhdimit të 43- të seancës për konstituimin e Kuvendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Jemi të vetëdijshëm se pasojat juridike mund të pasojnë pas kalimit të këtij afati. Nuk ka ndodhur ende që në një legjislacion t’u merren mandatet të gjithë deputetëve por janë 120 deputetë të legjislaturës së nëntë që mund t’u merret mandate për t’u përcjell pastaj nga deputetët e tjerë që janë në listë. Kjo mund të jetë njëra prej pasojave të mundshme.”, ka thënë ajo.
Në aktgjykimin e sa, Gjykata Kushtetuese e Kosovës u ka dhënë deputetëve afat 30 ditor për konstituimin e Kuvendit. Deputetë kanë afat që deri më 26 korrik ta bëjnë konstituimin e legjislaturës së nëntë.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sërish sot mblidhen në përpjekjen e 43 për konstituimin e legjislaturës së 9-të.
Ndryshe seanca konstituive e Kuvendit, në vazhdimin e së shtunës filloi me njoftimin e kryesuesit Avni Dehari për telefonatën kërcënuese për një bombë në objektin e Kuvendit, gjatë paradites, e cila imponoi ndërprerjen e seancës të paraparë për orën 11:00 dhe thirrjen e saj për në orën 20:00, pas kontrolleve të kryera nga ekipi për deminimin e mjeteve eksploduese.
Tutje seanca vijoi me pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Kryesuesi Dehari kërkoi serish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-NISMA), që ta bëjnë këtë.
Nga 74 deputetë të pranishëm në sallë, për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës votuan 39 deputetë, ndërsa kundër dhe abstenim nuk kishte.
Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje, kryesuesi Dehari ndërpreu seancën, duke paralajmëruar vazhdimin e saj më 7 korrik, në orën 11:00.