×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde kujton viktimat e gjenocidit në Srebrenicë: Mijëra njerëz u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë

    Reporteri
    11 Korrik 2024 | 13:24

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka kujtuar sot viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, duke thënë se ata u vranë veç pse ishin myslimanë boshnjakë.

    “Sot ne përkujtojmë viktimat e gjenocidit të tmerrshëm në Srebrenicë 29 vjet më parë. Mijëra u vranë thjesht sepse ishin myslimanë boshnjakë. Shumë plagë janë ende të hapura, Bosnja dhe Hercegovina vazhdon të kërkojë pajtim. Kujtesa për ta është një përkujtim për ne”, ka shkruar ai.

    Qeveria e Kosovës dje e ka shpallë 11 Korrikun Ditë Përkujtimore të Gjenocidit në Srebrenicë të Bosnje e Hercegovinës, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga 23 maji.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!