×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde për tri projekligjet: U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 16:46

    Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë. Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokurorial.

    Këtë deklaratë e ka shpërndarë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

    “Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE-së, shumica e rekomandimeve të BE-së dhe KiE u injoruan”.

    Ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!