Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vrasjes së një polici në veri, duke thënë se autorët e këtij sulmi duhet të dalin të dalin para drejtësisë.
Rohde ka thënë se e mbështet plotësisht deklaratën e homologut të tij amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili më herët tha se ShBA-ja i dënon sulmet e orkestruara ndaj policisë.
“Sundimi i ligjit duhet të zbatohet në Kosovë. Ngushëllimet e mia të përzemërta shkojnë për familjen e policit të vdekur dhe për policët e plagosur të Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde në “X”.
Pak më parë ka reaguar edhe Ambasada amerikane në Prishtinë.
Në një deklaratë të lëshuar, thuhet se ShBA dënojnë me ashpërsi sulmin e sotëm ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës,.
Aty potencohet se Policia e Kosovës ushtron mandatin e saj bazuar në ligj.
“Policia e Kosovës ka përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit sipas kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne e njohim dhe respektojmë rolin e saj si reaguesi i parë ndaj situatave emergjente dhe krizave. E vlerësojmë si të duhur koordinimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë dhe Forcës së Kosovës të NATO-s (KFOR), thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Në reagimin e ambasadës thuhet po ashtu se kryerësit e kësaj vepre do të dalin para drejtësisë.
ShBA dënon ashpër sulmet në veri: Autorët do të mbajnë përgjegjësi para ligjit