×
  • Lajme
  • Lajme

    Rohde përgëzon Kosovën për bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 21:06
    Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka përgëzuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal para takimit të Procesit të Berlinit.


    Kështu është shprehur Rohde përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

    “Të inkurajuar nga qëndrimi proaktiv i qeverisë kosovare për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal përpara takimit të Procesit të Berlinit me vizat e vendit të tretë dhe kartat e identitetit që udhëtojnë në rajon”, tha ai.

    Qeveria Kurti 2 është zotuar të marrë pjesë në nismat rajonale vetëm si palë e barabartë.

    Mbështetur në programin qeverisës, Kosova do të përfaqësojë me profil të qartë dhe të pavarur interesat nacionale të vendit dhe qytetarëve të tij në formatet e ndryshme të bashkëpunimit rajonal.

    “Kontributi ynë do të jetë konstruktiv dhe do të synojmë njëkohësisht respektimin e normave ndërkombëtare. Republika e Kosovës e dëshiron bashkëpunimin rajonal. Mirëpo nevojitet një bashkëpunim pa diskriminim. Kjo vlen që nga njohja e dokumenteve tona shtetërore e deri te përfaqësimi i vendit tonë. Ashtu si Kosova është njohur nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s, po ashtu presim edhe respektimin e plotë të sovranitetit tonë nga shtetet e rajonit”, thuhet në programin qeverisës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!