×
  • Lajme
  • Lajme / Vizita

    Rohde: Sarrazin shprehu mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë, por tregoi edhe çka duhet të bëjë Kosova për integrimet euroatlantike

    Reporteri
    12 Prill 2024 | 11:24

    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë me takimin me kryeministrin Albin Kurti.

    Rohde tha se emisari gjerman i shprehi mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por se edhe i ka përmendur ato çka duhet të bëjë Kosova drejt këtij synimi.

    “Me takimin me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë, Manuel Sarrazin, përmbylli vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara!”, tha Rohde.

    Në këtë takim kryeministri  Kurti theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht, përfshirë edhe marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartela mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, bëri të ditur Kryeministria dje përmes një komunikate.

    Përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10 vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema të bisedës.

    “Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre”, u tha në njoftim.

    Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, [shtë takuar me përfaqësues të Listës Serbe.

    Në një bashkëbisedim me gazetarë, Sarrazin tha se nga takimi me Listën Serbe nuk doli me ndonjë ide të qartë se si kjo parti mund të tërhiqet nga vendimi për ta bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave në veri të vendit, më datën 21 prill. /Reporteri.net/

    Sarrazin: Lista Serbe s’më dha ide kompromisi për bojkotin e 21 prillit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!