×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahet brutalisht kryeinspektori i punës në Mitrovicë, Nexhat Fazliu

    Reporteri
    30 Prill 2020 | 14:24

    Kryeinspektori i Punës për Rajonin e Mitrovicës është rrahur brutalisht nga disa persona ende të panjohur.


    Sipas fotografive, shihet se ai është gjakosur dhe është në gjendje të rëndë, shkruan Reporteri.net.

    Rrahjen e Fazliut nuk e ka konfirmuar zyrtarisht Policia, mirëpo ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, e ka konfirmuar sulmin.

    “Ai është sulmuar brenda orarit të punës. Fatmirësisht ka shpëtuar nga më e keqja, pork a lëndime të mëdha trupore”, ka thënë mbrëmë për televizionin publik Valon Leci, Kryesinspektori i Punës.

    Merret vesh se ai u rrah për shkak të një dënimi ndaj një biznesi privat, mirëpo detajet nuk dihen./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!