Mbrëmë në mesnatë është sulmuar fizikisht gazetari Visar Duriqi, autor i emisionit hulumtues “Indoks”.
Sulmi fizik ndaj tij është bere nga tre persona ende të panjohur. Tre persona e kishin pritur gazetarin Duriqi, para hyrjes së banesës së tij.
Ai është sulmuar posa ka dalë nga vetura e tij.
Në këtë kohë Duriqi kishte qenë duke u kthyer në banesë, pas pjesëmarrjes në debatin televiziv Politico, në Kanal 10.
Gazetari Duriqi ka marrë lëndime dhe është trajtuar mbrëmë në Emergjencën e QKUK-së.
Policia ka dalë në vend ngjarje dhe është duke e hetuar rastin.
Gazetari Visar Duriqi shquhet si njeri prej gazetarëve më të guximshëm në Kosovë. Si autor i emisionit “Indoks”, ai ka trajtuar dhjetëra tema të rrezikshme në të cilat janë të përfshirë mafioze, të korruptuar e kriminele të ndryshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.