Një grua në fshatin Plemetin të Obiliqit është arrestuar të hënën, nën dyshimin për dhunë në familje.
Sipas raportit policor e njëjta kishte sulmuar fizikisht burrin e saj.
Viktima kishte pranuar edhe tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e ka sulmuar fizikisht ish bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thekson raporti i policisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.