×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahja me karrige në LDK-në e Prishtinës, arrestohen tre persona

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 19:04

    Pas rrahjes në Degën e III-të të LDK-së në Mat që njihet si Dega e Presidentit Rugova, vendi ku mbahej takimi është mbushur me policë.


    Në disa foto që ka dërguar një lexues i Reporteri.net shihen një numër i madh i policëve që kanë shkuar në  vendin e ngjarjes.

    Jo veç vetura të vogla por edhe kombi të policisë shihen brenda oborrit të shkollës ku është mbajtur takimi por edhe jashtë saj.

    Policia shihet se në njërën prej makinave të saj e ka future brenda një person me të cilin bisedon një polic.

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona.

    “Sot rreth orës 17:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje mes disa personave ne një shkolle ne Matiqan. Menjëherë njësitet policore te Drejtorisë Rajonale te policisë ne Prishtine, kane intervenuar dhe kane shoqëruar ne stacion policor tre persona. Me rastin po merren njësitet kompetente”, ka thënë ajo për Reporteri.net.

    Ende nuk ka një reagim të zyrtarëve të LDK-së për këtë rrahje, ku fluturan edhe karriget si në Kuvendin e VI-të pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. /Reporteri.net/.

    Eskalon LDK: Pas grushtave në Ferizaj, kërset karrigeja në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!