×
  • Lajme
  • Lajme

    Eskalon LDK: Pas grushtave në Ferizaj, kërset karrigeja në Prishtinë

    Reporteri
    16 Qershor 2019 | 17:38

    Nuk kanë së ndaluri grushtet në LDK-në e Isa Mustafës. Pas rrahjeve në Koshare të Ferizjat, grushtet kanë kërsitur edhe në Prishtinë konkjretisht në Degën e III-të që njihet si Dega e Presidentit Rugova.


    Në videon më poshtë shihen se si përveç grushteve, anëtarët e kësaj partie gjuhen mes vete edhe karrige, shkruan Reporteri.net.

    Rrahja mes anëtarëve të kësaj partie ka qenë aq e madhe sa edhe sigurimi ka pasur telashe të mëdha ta ndalë atë.

    Megjithatë ka arritur ta bëjë këtë pas një kohe dhe pas kësaj anëtarët e mbledhur janë larguar nga salla dhe është anuluar tubimi.

    Reporteri.net ka telefonuar kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti për të marrë një deklaratë nga ai për këto rrahje por nuk e ka hapur telefonin.

    Më poshtë shikoni disa foto:

     

    Plasin grushtat e shqelmat në LDK-në e Ferizajt, dalin pamjet të reja

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!