Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar katër të dyshuar lidhur me rrahjen që dje ka ndodhur në një qendër tregtare në Prizren.
Një video e publikuar dje në media, ku shihet se si sigurimi i qendrës tregtare ‘Galeria’ në Prizren rrahë brutalisht disa persona të komunitetit RAE, ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik. Ndërsa sot, Policia ka bërë të ditur se lidhur me këtë rast janë ndërmarrë veprime konkrete, duke arrestuar katër të dyshuar.
Sipas dyshimeve të para, deri te rrahja ka ardhur pasi një person i cili me familjen e tij po hynte në qendër tregtare, nuk ka pasur maskë. Kjo dyshohet se fillimisht ka nxitur konflikt verbal, e më pas ka eskaluar në rrahje.
Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policicë për rajonin e Prizrenit në një deklaratë për media ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka ardhur deri te rrahja mes tyre.
Ty dyshuarit sipas policisë pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.