×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahje në lagjen “Emshir” në Prishtinë, theret me thikë 21-vjeçari

    Reporteri
    04 Janar 2021 | 20:42

    Një i ri 21-vjeçar është therur me thikë para pak çastesh në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Pas një rrahje që ka ndodhur.


    Rastin e ka konfirmuar për Reporteri.net Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ndërkaq ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona.

    “Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në lagjen Emshir në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e dhe vetëm pak minuta pas raportimit të rastit në koordinim me njësitet e stacionit të Fushë Kosovës, kanë arrit që lidhur me këtë rast të arrestojnë tre perona të dyshuar. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull 21 vjeç, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për Reporteri.net.

    Ajo më tej ka thënë se aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!