Sonte rreth orës 21:00 ka ndodhur një rrahje në një kafiteri në qytetin e Ferizajt ku si pasojë kanë mbetur dy të lënduar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se si pasojë e kësaj rrahje, dy persona mbetën të lënduar.
Gashi po ashtu tha se dy të dyshuar janë shoqëruar nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 21:00 ka ndodhë një rrahje në një kafiteri në qendër të qytetit. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka shoqëruar dy persona, shkruan Indeksonline.
Si pasojë e kësaj rrahje kanë mbetur të lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Ferizajt. Të lënduarit kanë marrë lëndime të lehta”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.