Tre ditë më parë ndodhi një rrahje në LDK-në e Vushtrrisë.
Grushtet kërsitën konkretisht në nëndegën e partisë në Novosellë.
Tashmë kanë dalë pamjet nga kjo rrahje. Në video shihet se si një grua kap karrigen dhe gjuan një nga zyrtarët me të.
Të dielën që lamë pas në nëndegën “Dardania” të Komunës së Vushtrrisë, u desh edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës për të qetësuar gjendjen që u krijua.
U raportuar se në këtë rrahje me objekte të ndryshme shkollore, u përfshinë dy grupe, grupi i kryetarit të degës së LDK-së, Hysni Gërgurit dhe atij të kryetarit aktual të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ndërsa ky i fundit përmes një reagimi mohoi të jetë i përfshirë në çfarëdo forme në këtë incident.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.