×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrahman Jasharaj pret që mësuesit t’i binden Sindikatës e jo Qeverisë

    Reporteri
    30 Nëntor 2020 | 9:11

    Qeveria e Kosovës me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se sot do të mbahen mësimi i rregullt në shkollat e Kosovës. Mirëpo, me këtë vendim të ekzekutivit nuk po pajtohen në SBASHK’u. Ndërkohë nuk dihet saktë nëse ka filluar të mbahet procesi mësimor.


    Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahaman Jasharaj ka thënë se janë duke mbledhur informacione nga tereni por ai ka thënë se pret që të respektohet vendimi i tyre, sepse siç thotë nuk është marrë kokë në vete

    “Ne kemi filluar të komunikojmë me kryetarët që i kemi nivelet komunale, tash po presim raportet nga ta. Besoj që shumica absolute e punëtorve të arsimit do të respektojnë deklaratën e SBASHK’ut lidhur me ditën e sotme sepse kjo është bazuar në kalendarin e MASH’it, besoj që kështu do të veprohet. Mund të ketë aty-këtu shkolla që mund të punojnë”

    “Për momentin e para jemi duke i mbledhur, se mësimi nuk është duke u mbajtur, por po presim t’i konfirmojmë këtë informata. Besoj që vendimi i SBASHK’ut do të respektohet sepse atë deklaratë nuk e kemi dhënë kokë në vete por e kemi dhënë duke u bazuar në telefonata të shumta dhe kërkesa.”, ka thënë Jasharaj për Periskopin.

    Tutje ai ka thënë se pret nga mësimdhënësit që të jeni unik si në kohëra e kaluara.

    “Ashtu siç ishim unik në të kaluar do të jemi edhe tani”, u shpreh.

    Ndërsa, edhe nga Ministria e Arsimit kanë bërë të ditur se qëndrimi i tyre është i njëjtë me atë të kryeministrit Hoti, edhe pse nuk është përkrahur nga SBASHK-u.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!