×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbehet një vajzë nga i dashuri i saj, Policia e Kosovës jep detaje

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 9:27

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rrëmbimit të një gruaje në Mogillë të Kllokotit.

    Sipas Policisë, raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë.

    I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie.

    “Mogillë, Kllokot 10.04.2023 – 13:45. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, pastaj me forcë e ka rrëmbyer, duke e futur në një veturë. I dyshuari dhe viktima kanë qenë në lidhje dashurie. Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!