×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëshqitja e dheut në rajonin e Prizrenit, Shaqir Totaj del në teren

    Reporteri
    12 Dhjetor 2021 | 22:24

    Pas rrëshqitjes së dheut dhe gurëve në mes të dy tuneleve në rrugën Prizren-Reçan, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka dalë në vendin e ngjarjes.

    Totaj tha se nga personat kompetentet, policia dhe ministria është bërë e ditur se nuk ka të lënduar nga ky aksident.

    Ai gjithashtu theksoi se rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur.

    Totaj theksoi se ka ofruar ndihmën e Komunës së Prizrenit nëse paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.

    Postimi i plotë:

    Pas rëshqitjes se dheut mes dy tunelëve në rrugën Prizren – Reçan, isha në vend të ngjarjes.

    Nga personat kompetentë për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident.

    Rruga për shkaqe sigurie është përkohësisht e mbyllur.

    Ofrova ndihmën e Komunës së Prizrenit po që se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!