×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 1 mijë e 300 farmacistë presin të futen në listën për vaksinim kundër COVID-19

    Reporteri
    31 Mars 2021 | 9:48
    Foto ilustruese

    Rreth 1.300 farmacistë po presin të futen në listën për vaksinim kundër COVID-19. Këtë e ka konfirmuar kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, për Ekonomia Online.


    “Oda e Farmacistëve ka në listën e anëtarëve të saj rreth 1 300 farmacistë nga të cilët një pjesë mund të jenë farmacistë që janë dhe jetojnë në shtetet e jashtme pra kësaj liste mund t’i hiqen rreth 100 farmacistë. Në anën tjetër prej kësaj liste 1 200 janë rreth 650 të cilët punojnë në mënyrë të drejtpërdrejt me pacientë në barnatore qoftë në komunitet apo barnatore spitalore. Pavarësisht se ku ata e japin shërbimin kanë komunikim drejtpërdrejt me pacientët dhe aty është rrezikshmëria e kontaktit”, ka thënë Jakupi. “Nuk mund të ketë neglizhim sepse kjo është një çështje e rregulluar në planin e vaksinimit edhe plani është i hartuar nga Instituti Kombëtar. Janë profesionistët shëndetësor kategori e përcaktuar me ligj dhe nuk mund të ketë anashkalime. Në mes të profesioneve shëndetësor përcaktohen prioritet sepse farmacistët ndoshta nuk mund të dalin para infektologëve apo para anesteziologëve”.

    Ai ka treguar se kanë pasur dy takime konsultative me Ministrinë e Shëndetësisë në mënyrë që të mos bëhen gabime në lista.

    Të dielën kanë ardhur vaksinat e para anti-COVID në Kosovë, ndërsa vaksinimi zyrtarisht ka filluar të martën.

    Në Kosovë ka ardhur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave të kompanisë AstraZeneca nëpërmjet mekanizmit COVAX.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!