×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 17 mijë vaksina u dhanë në 24 orëshin e fundit

    Reporteri
    03 Tetor 2021 | 16:15

    16 mijë e 942 doza të vaksinave janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.


    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga kjo ministri kanë treguar se deri tani në vend janë administruar 1 milion e 375 mijë e 295 vaksina.

    809 mijë e 496 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

    “Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.942 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.375.295 doza të vaksinës. Deri më sot 565.799 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga MSH.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!