×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 20 për qind e qytetarëve të regjistruar për vaksinim nuk janë paraqitur në terminin e caktuar

    Reporteri
    18 Prill 2021 | 14:42

    Rreth 20 për qind e qytetarëve, të cilët janë regjistruar për të marrë vaksinën kundër COVID-19, nuk janë paraqitur në terminin e caktuar. Mjekët amë thonë se një pjesë e madhe e qytetarëve ende kanë frikë nga vaksinat, si rrjedhojë e shumë lajmeve të rreme.


    Ndërkohë, autoritetet shëndetësore në vazhdimësi theksojnë se imuniteti kolektiv nuk mund të arrihet as përmes vaksinimit, nëse nuk vaksinohet pjesa më e madhe e qytetarëve.

    Rezultatet e hulumtimit të Institutit për Dialog Strategjik, kanë nxjerrë në pah se një numër i madh i qytetarëve ende besojnë në teori konspirative për sa i përket prejardhjes së virusit.

    Emir Hasanoviq, për Radion Evropa e Lirë, thotë se hulumtimi të cilin e ka realizuar Instituti për Dialog Strategjik, nxjerrë në pah se 80 për qind e të anketuarve, kanë deklaruar se të paktën një herë brenda javës janë ballafaquar me lajme të rreme.

    Marrë parasysh këtë fakt, shton Hasanoviq, është e kuptueshme që qytetarët të mos kenë besim të mjaftueshëm në vaksina, gjegjësisht në procesin e vaksinimit.

    “Pesëdhjetepesë për qind e qytetarëve të anketuar janë shprehur se nuk duan ta marrin vaksinën, prej të cilëve 38 për qind besojnë se vaksinat janë të dëmshme, përderisa 29 për qind e tyre mendojnë se vaksinat nuk funksionojnë fare. Në një moment kur shteti ynë nuk ka vaksina të mjaftueshme, vijmë në përfundim se edhe po t’i kishim, do të ishte e kotë, sepse për arritjen e imunitetit kolektiv, ka nevojë për një përqindje shumë më të lartë të qytetarëve që do të vaksinoheshin”, thotë Emir Hasanoviq.

    Edhe anketa të cilën e ka realizuar Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, tregon se vetëm 56.4 për qind e qytetarëve ka gjasë që do ta pranojnë vaksinën kundër COVID-19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!