23 persona deri më tani janë të prekur me koronavirus në Komunën e Prizrenit.
Si pasojë e kontakteve me këta persona nesër do të bëhet testimi i afro 50 personave nga kjo komunë.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.
“Numri i kontateve të personave me koronavirus mund të jetë deri në 40-50 që duhet të testohen për shkak të kontakteve mirëpo nuk do të thotë që ata janë të infektuar. Nesër pritet të bëhet testimi i tyre”, ka thënë ai për indeksonline.
Shehu bëri të ditur se personeli mjekësor është i pajisur me masa mbrojtëse kundër përhapjes së Covid—9 edhe për tre muajt e ardhshëm.
“Personeli mjekësor i ka të gjitha masat mbrojtëse dhe nuk kemi asnjë problem pasi javën e kalume keni nënshkruar një kontratë prej 110 mijë euro për të gjitha pasisjet për masat mborjtëse dhe nuk kemi problem për 3 muajt e ardhshëm”, tha ai.
Prizreni të dielën është shpallur zonë në karantinë, nga Ministria e Shëndetësisë, pas konfirmimit të 16 rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë, ndërsa 2 janë shëruar ndërkaq 1 ka humbur jetën si pasojë e virusit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.