×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezarta Krasniqi e LDK-së: Qeveria Kurti rrënoi ekonominë, varfëroi qytetarët

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 21:27

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri.net” ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se Shtëpia e Bardhë i ka mbyell dyert për të.

    Ajo ndërsa ka folur dhe për punën 1-vjeçare të Qeverisë Kurti ka thënë se i ka shkaktuar dëme të mëdha vendit.

    “E rrënuan ekonominë dhe i varfëruan qytetarët. Me pak fjalë ndoshta kështu mund të përkufizohej puna një vjeçare e Qeverisë Kurti, e cila i shkaktoj dëme të mëdha vendit nga paaftësia për të udhëhequr shtetin. Për fatin jo të mirë, pasojat po i vuan vetë populli. Pra flitet për një situatë jashtëzakonisht të rëndë ekonomike”, ka thënë ajo në intervistën për Reporteri.net.

    Krasniqi thotë se nuk ka ardhur asnjë investitor serioz gjatë qeverisë aktuale.

    “Asnjë investitor serioz nuk ka ardhur për gjatë kësaj kohe për të hapur kompani e krijuar vende të punës, çka do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend. Kjo për faktin se Qeverisë Kurti i mungon strategji për të sjell investitor të ri në vend. E si pasojë e kësaj por edhe paaftësisë në qeverisje, ne çdo ditë e më tepër po rrezikojmë që të largohen edhe këta pak investitor të huaj që operojnë në vend. Dëme të mëdha u shkaktuan edhe në diplomaci, madje disa edhe të pariparueshme nga komunikimet skandaloze e amatoreske dhe diskurs jo adekuat diplomatik. Kemi stagnim të plotë në politikën e jashtme. Kosova nuk ka pranuar asnjë njohje të re nga viti 2021”, ka thënë ajo. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!