×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezarta Krasniqi, kandidatja më e votuar e LDK-së në Vushtrri

    Reporteri
    16 Shkurt 2021 | 10:34

    Rrezarta Karasniqi është kandidatja për deputete më e votuara nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.


    Krasniqi, që po synon mandatin e tretë në Kuvend, edhe në zgjedhjet e 2019 ishte me e votuara në këtë komunë.

    Postimi i saj i plotë:

    Të dashur qytetarë,

    Dje (pardje) Kosova votoi për legjislaturën e tetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte një proces demokratik dhe zgjedhje fer.

    Krenare që jam banore e këtij vendi, që dha shembull të demokracisë duke mbajtur pishtarin e asaj se kur flet qytetari, të gjithë duhet të heshtin dhe të pranojnë verdiktin.

    Unë, dua t’i falenderoj të gjithë bashkëvendasit e mi që më votuan edhe kësaj radhe, me ç’rast për herë të tretë, u zgjodha kandidatja më e votuar nga dega e LDK-së në Vushtrri.

    Një përkulje ndaj gjithë atyre që shprehën besimin ndaj meje, duke ua konfirmuar sërish, se premtimet do t’i dërgojë në vend.

    Faleminderit strukturave të degës së LDK-së në Vushtrri dhe të gjithë aktivistëve. Në emër timin personal, urime partisë fituese, me shpresën se të gjitha punët do t’i orientojë për të mirën e qytetarëve. LDK-ja nuk do ndalet. Përkundrazi, historia ka treguar se pikërisht kur të tjerët na kanë llogaritur poshtë, atëherë ia kemi filluar ngritjen.

    Faleminderit,

    Juaja, Rrezarta Krasniqi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!