×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrezik për bllokadë: Nesër grevë 6 orëshe e punëtorëve të Aeroportit

    Reporteri
    20 Gusht 2019 | 13:17

    Autoritet i Aviacionit Civil ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.


    Përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se greva është mbajtur nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 10:00.

    Madje, ata kanë paralajmëruar se greva do të vazhdojë edhe nesër për gjashtë orë.

    Ky është njoftimi i plotë i Autoritetit të Aviacinit Civil:

    Ka vazhduar edhe sot greva e punëtoreve të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “ Adem Jashari” e cila është mbajtur nga ora 08:00 deri në orën 10:00, siç ishte paralajmëruar më herët nga kjo sindikatë.

    Inspektorët e AAC- së gjatë kohës së grevës kanë vëzhguar për së afërmi vijimin e operimeve në pajtim me rregullat dhe standardet e zbatueshme për siguri të operimeve dhe nuk kanë vërejtur parregullsi.

    Greva pritet të vazhdoj edhe nesër me dt. 21.08.2019 nga ora 08:00 deri në ora 14:00, luten udhëtarët që të monitorojnë komunikatat e ANP “Adem Jashari” dhe të planifikojnë itinerarin e udhëtimeve në koordinim të ngushtë me kompanitë ajrore apo përfaqësuesit e tyre.

    Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës edhe njëherë ju bën thirrje të gjitha palëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë e dialogut social për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për palët dhe ndërprerje të grevës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!