×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreziku nga rriqrat në Malishevë, ndahen 52 mijë euro për spërkatjen e tokës

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 0:03

    Koha kur virusi vdekjeprurës i njohur si ethe hemorragjike krime kongo (EHKK) shfaqet në Kosovë është nga muaji prill deri në shtator.


    Ky virus tek njeriu bartët përmes pickimit të rriqrave, ku një nga zonat me të prekura është Malisheva.

    Nga paslufta nga ethet hemorragjike në këtë komunë kanë vdekur 18 persona.

    Për këtë shkak, për çdo vit merren masa për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së.

    Komuna e Malishevës ka nënshkruar kontratë ku njoftohet se do të bëhet spërkatja e zonave endemike në mënyrë që të parandalohen ethet hemorragjike.

    Kjo kontratë është nënshkruar në fund të muajit mars me operatorin ekonomik N.SH.H “Zona Park”, shkruan indeksonline.

    Spërkatja do të bëhet në të gjithë territorin e kësaj komune.

    Vlera e përgjithshme e kontratës është 52 mijë euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!