×
  • Lajme
  • Lajme / Ferizaj

    Rreziku nga zjarret shkaku i temperaturave të larta, Policia del me një apel për qytetarët

    Reporteri
    04 Korrik 2025 | 10:30

    Policia e Rajonit të Ferizajt ka apeluar tek qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë ditëve me temperatura të larta dhe erëra të thata, duke shmangur në çdo rrethanë djegien e mbeturinave, hapësirave fushore apo pyjore, shkruan Reporteri.net.

    Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë javës janë raportuar disa raste të zjarreve, përfshirë vende në komunën e Ferizajt, Shtimes dhe Hani Elezit.

    Aktualisht nuk ka asnjë vatër aktive të zjarrit në këtë rajon.

    “Pasojat e zjarreve mund të jenë të rënda, të pakthyeshme dhe me rrezik për jetën, mjedisin dhe pronën”, thuhet në njoftim.

    Policia ka thënë se do të veprojë pa kompromis ndaj çdo personi që, me dashje apo nga pakujdesia, shkakton zjarr.

    “Të gjithë personat që kryejnë zjarrvënie të qëllimshme ose për shkak të neglizhencës, do të përballen me masa ligjore dhe procedura penale sipas legjislacionit në fuqi. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe në rast se kanë informacione për persona që shkaktojnë zjarrvënie, të njoftojnë menjëherë policinë në stacionin më të afërt, ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, përfundon apeli.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!