Vendimi i ri i Ministrisë së Shëndetësisë u konsiderua mjaft problematik për t’u zbatuar, për shkak që udhëzimet mbanin shumë detaje.
Ndër ta ishte edhe orari përmes numrit të parafundit të letërnjoftimit, i cili u bë vështirë i lexueshëm kur u kuptua se ndryshon cdo tri ditë, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo, dikush është kujtuar që ta bëjë më të lehtë këtë gjë. Duke klikuar faqen www.kurmedal.com, ju kuptoni saktësisht kohën për disa ditë me radhë duke dhënë vetëm numrin.
Kjo faqe është shpërndarë nga shumë persona në rrjete sociale, dhe po konsiderohet si gjetje e mirë për të ndihmuar në qartësimin e detajeve për lëvizje.
Ndryshe, Qeveria mori vendim që nga sot masat e izolimit të jenë në 24 orë, me përjashtim të 90 minutave për të kryer nevojat e domosdoshme./Reporteri.met
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.