Bilanci tragjik i përmbytjeve të papritura që goditën Teksasin qendror të premten ka kaluar mbi 100 viktima, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.
Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, mes baltës dhe rrënojave përgjatë lumit Guadalupe, teksa zona përballet me reshje të tjera dhe stuhi të ngadalta.
Kamp veror për vajza “Camp Mystic”, me profil të krishterë, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe pjesëtarë të stafit janë mes viktimave, ndërsa 10 vajza dhe një edukatore vazhdojnë të jenë të zhdukura, raporton BBC.
Ndër të vdekurit është edhe bashkëpronari i kampit, Richard Eastland, 70 vjeç, i cili humbi jetën duke tentuar të shpëtojë fëmijët. “Ai vdiq si hero,” tha pastori lokal Del Way.
Shumica e viktimave – 56 të rritur dhe 28 fëmijë, humbën jetën në qarkun Kerr, ku përmbytjet u shkaktuan nga reshje të dendura para agimit, ditën e festës kombëtare të 4 Korrikut.
Zyra e sherifit lokal tha se 32 nga viktimat nuk janë identifikuar ende.
Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mohuar akuzat se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) kanë ndikuar në reagimin ndaj katastrofës. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se paralajmërimet ishin dhënë me kohë dhe përgjegjësia nuk bie mbi administratën: “Kjo ishte një vepër e Zotit. NWS bëri punën e vet.”
Parashikimet tregojnë për më shumë stuhi të ngadalta që mund të sjellin përmbytje të tjera në zonë, duke shtuar ankthin dhe rrezikun për komunitetet e goditura.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.