Në dy ditët e fundit në Kosovë, ka pasur ngritje të lehtë të çmimit të derivateve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani tha për Gazetën Online Reporteri.net se çmimet dizeli po shitet me çmim 1,47 cent deri në 1,60, ndërsa Benzina 1.32 deri në 1.40 cent.
Por, Berjani ka paralajmëruar se ditët në vijim pritet të ketë sërish rënie të çmimit të derivateve, si pasojë e lëvizjeve të mëdha në tregjet ndërkombëtare.
Ai thotë se stabilizim në tregjet e derivateve pritet të ketë në muajin mars të këtij viti.
“Po pritet në ditët në vijim të ketë prapë rënie të çmimit të derivateve. Çfarë çmime do të ketë në ditët në vijim saktësisht nuk mund ta themi sepse ka lëvizje të mëdha në berzë dhe tregjet ndërkombëtare.
Stabilizim dhe rënie më të theksuar të çmimit të derivateve sipas informatave nga organizata prodhuese OPEK pritet te ketë në në muajin mars”, tha Berjani për Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.