×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Rritja e çmimit të biletës, kusht i BERZH’it për blerjen e 30 autobusëve të rinj nga ‘Trafiku Urban’

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 19:13

    Blerja e 30 autobusëve të rinj për “Trafikun Urban” në Prishtinë është në fillim të procedurave, por Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vënë kushte.

    Për blerjen e tyre, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka vënë kusht rritjen e çmimit të biletës nga 40 në 50 centë.

    Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, Agron Canolli, pjesëtar i Komisionit Komunal të Aksionarëve në Ndërmarrjen Publike Lokale ‘Trafiku Urban’.

    Ai tregoi se janë në komunikim trepalësh me Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës dhe me BERZh-in, duke shtuar se sapo te merret ndonjë vendim, do të bëhet publik.

    Administrata e “Trafikut Urban” ka thënë se planifikohet që këta autobusë të vijnë vitin tjetër.

    Ndërkohë, Trafiku Urban është ende duke paguar kredi për 51 autobusët e sjellur në vitin 2016 në vlerë prej 10 milionë eurove.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!