×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrjedhja e propozim aktakuzës së Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, hetuesit e Hagës arrijnë në zyrën e OVL-UÇK

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 13:24

    Hetuesit e Gjykatës Speciale kanë shkuar në zyrat e OVL-UÇK-së në Prishtinë, për të marrë një kopje të dosjeve që shkuan sot në adresë të veteranëve, për të tretën herë me radhë.


    Këto dosje apo siç janë quajtur “rrufeja 3” nga krerët e OVL-UÇK-së, i ka lënë gjatë paradites i njëjti person që ka sjellë edhe dosjet e tjera, shkruan Reporteri.

    Nga OVL-UÇK kanë konfirmuar se në dosjen që kanë pranuar  është  edhe propozim aktakuza nga Prokuroria e Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

    Sipas tyre në propozim-aktakuzë përmenden si të akuzuar potencialë edhe Azem Syla, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    “Në atë anglishten time të cunguar, është një draft aktakuzë, ku përmenden emrat e Azem Sylës, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Këtu permenden disa vende të Kosovës.Këtë herë ai që na i sjelli ishte më i shpejtë. Na ka thënë që herën tjeter do të ua sjelli CD, ne e mirëpresim. Në këto dokumente përmenden emra të shumë njerzve”, Nasim Haradinaj nga OVL-UÇK. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!