×
  • Lajme
  • Lajme / Video

    “Rroftë Pavarësia e Kosovës”, ministri gjerman Ozdemir uron në shqip në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Gjermani

    Reporteri
    24 Shkurt 2024 | 13:51

    Kosova më 17 shkurt shënoi 16-vjetorin e pavarësisë. E në pritjen e organizuar në Ambasadën e Kosovës në Gjermani i pranishëm ishte edhe ministri gjerman i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Oezdemir i cili muaj më parë ishte për vizitë në Kosovë.

    Ministri gjerman para të pranishmëve mbajti në fjalim rasti, ndërkaq të pranishmëve ua uron pavarësinë e Kosovës në gjuhën shqipe.

    “Rroftë Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ministri Ozdemir në pritjen e 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

     

    Ndërkaq, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti në një postim në Facebook “të bekuar me miqësinë tonë tradicionale dhe historike me shtetin dhe popullin gjerman”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!