17 persona kanë mbetur të lënduar nga rrokullisja e autobusit të shtunën pas mesnate në fshatin Shkrel të Rugovës.
Autobusi ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës për Reporteri.net.
“Sot rreth orës 00:50, Policia është njoftuar për një vetaksident i cili ka ndodhur ne fshatin Shkrel-Rugovë, në këtë vetaksident ishte i përfshirë një autobus i cili ka dalur nga rruga dhe është rrokullisur si pasojë shtatëmbëdhjetë (17) persona kanë pësuar lendimr trupore, të njëjtit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga Njësia e Trafikut Rajonal”, ka thënë Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës për Reporteri.net.