Një veturë është rrokullisur në Brezovicë me ç’rast kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt Agim Gashi.
“Po para 20 minutash (rreth orës 16:40) ka ndodhur një vetaksident ku një veturë e tipit xhip është rrokullisur duke rënë 200 metra më poshtë. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të lënduar të cilët janë dërguar për shërim në spital në Shtërpcë”, ka deklaruar Gashi për Reporteri.
Në vendin e ngjarjes rastësisht ka qëlluar zv.kryeministri Enver Hoxhaj i cili ka ndihmuar dy personat e lënduar në Bjeshkën e Brezovicës.
Zv.kryeministri Hoxhaj ndihmon nga tragjedia dy të lënduarit në bjeshkët e Brezovicës
Kujtojmë se dje një aksident me fatalitet ndodhi në Pejë ku mbeti i vdekur një këmbësorë.
Aksident në Pejë, Vdes një person
/Reporteri.net/.