×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendja e jashtëzakonshme, Rron Gjinovci kërkon të arrestohet kryeministri Avdullah Hoti

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 15:22

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, kjo pas rritjes së madhe te rasteve me Coronavirus në javët e fundit.


    Hoti ka thënë se është i gatshëm për masa ekstreme për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

    Mirëpo, analisti Rron Gjinovci po vlerëson se Hoti qëllimisht ka rrezikuar jetën e qytetarëve duke mos e shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më parë.

    Madje, Gjinovci ka thënë se Hoti duhet të arrestohet nga Prokuroria e Kosovës si i dyshuar për vdekjet e javëve të fundit të personave të prekur me Coronavirus, shkruan Reporteri.

    “Tashme u bo krejtesisht e qarte qe kryeministri Hoti me qellim nuk ka marre masa per me shpalle gjendjen e jashtezakonshme. Prokuroria duhet me arrestu si te dyshum per vdekjet e javeve te fundit”, ka shkruar Gjinovci në Facebook.

    https://www.facebook.com/rronigj/posts/10158383073964598

    Kujtojmë se të dielën, Hoti ka njoftuar se do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare me të cilët do të diskutojnë dhe do të vlerësojnë se a është e nevojshme që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në vend. Disa nga kryetarët e komunave të Kosovës tashmë janë deklaruar pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!