×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci: PDK e pranoi humbjen në afat rekord

    Reporteri
    15 Shkurt 2021 | 21:29

    Aktivsti Rron Gjinovci ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit ku Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 47,89%, pa votat e diasporës dhe votat me kusht.


    Gjinovci në Pressing të T7 tha se në këto zgjedhje është treguar kulturë demokratike nga të gjithë liderët.

    Ai theksoi se PDK-ja e pranoi humbjen në afat rekord dhe i uroi fitoren fituesve.

    “Në përgjithësi ishte një kulturë demokratike prej të gjithë liderëve, duke fillu prej fituesve që nuk ishin fyes, në anën tjetër opozita që e pranuan humbjen në afat rekord. Në fakt PDK-ja e ka bërë këtë për herë të dytë dhe u ka uruar fitoren”, tha Gjinovci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!