×
  • Lajme
  • Lajme

    Rron Gjinovci thotë se Gent Cakaj po përgatitet për të hyrë në PDK

    Reporteri
    23 Nëntor 2020 | 20:02

    Aktivisti Rron Gjinovci ka thënë se Gent Cakaj po e përgatit terrenin për një aderim në PDK.


    Gjinovci ka thënë se ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, po bëhet gati për t’iu bashkuar PDK’së, duke shtuar se të gjithë e dinë se ai kam kohë që po mendon këtë.

    “Na prej fillimit e dimë që këtë janë tu e përgatitë për me parashutu në PDK, me demek si “kuadro” nga diplomacia. Hajt botra jem anëtarësohu ma e mos hup vakt se nuk je ka e mashtron kërkon”, ka thënë Gjinovci në llogarinë e tij në Facebook.

    Cakaj para shumë viteve ishte anëtar i VV’së. Mirë i njëjti subjekt ishte kundër emërimit të tij në Shqipëri dhe e cilësonte si “njeriun e Baton Haxhiut”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!