Investimet më të mëdha që nga paslufta janë bërë në infrastrukturën rrugore.
Por, tenderët për rrugë e autostrada vazhdojnë të ndahen, ani pse cilësia e punimeve shpesh është vënë në dyshim.
E rrugët shtrohen, veçmas para a gjatë fushatave elektorale.
Këtë po e shohim edhe në Podujevë, ndërsa zgjedhjet për kryetar të kësaj komune do të mbahën më 29 të këtij muaji.
Në rrjete sociale është shpërndarë edhe një fotografi, ku shihet se si një rrugë e cila u riparua para 10 ditëve në një fshat të Llapit, sot është shkatërruar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.